Syla nga OVL e UÇK-së me kërkesë për Qeverinë Kurti: Votojeni projektligjin për Gjykatën Speciale

Gazmend Syla nga OVL e UÇK-së ka mbajtur një fjalim në protestën kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila po mbahet në Prishtinë.

Syla ka pasur një mesazh edhe për Qeverinë e Kosovës.

Syla ka kërkuar që të votohet projektligji për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Ti i pari i Qeverisë, procedoje plotësim-ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe votojeni atë. Sot është dita të dëshmoni me votë dhe me përgjegjësi, mbështetni ligjërisht dhe financiarisht këtë proces” – tha Syla, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.