banner

Pse kanë rënë faqet e mediave online? Eksperti tregon arsyen

Shumë faqe në Kosovë, përfshirë të disa prej mediave më të mëdha si Koha, Kallxo e Express, nuk janë të qasshme për publikun.

Por pse ndodhi një gjë e tillë?

banner

Sipas Advan Miftarit, njohës i çështjeve kibernetike, rënia e faqeve ka ndodhur për shkak të problemeve teknike në shërbimin “Cloudflare”.

“Rënia e shumë faqeve në Kosovë lidhet me problemet teknike që po has shërbimi Cloudflare. Në gjuhë të thjeshtë, Cloudflare është një lloj “ndërmjetësi” mes uebfaqeve dhe serverëve ku ato janë të hostuara. Roli i tij është t’i mbrojë faqet nga sulmet kibernetike, t’i filtrojë kërkesat e dëmshme dhe t’i bëjë ato të ngarkohen më shpejt për përdoruesit” – ka thënë Miftari për Infokus-in.

“Kur Cloudflare ka telashe në rrjetin e vet global, efektet ndihen menjëherë në shumë vende, përfshirë edhe Kosovën. Kjo ndodh sepse një pjesë e madhe e faqeve tona mbështeten te ky sistem për siguri dhe performancë. Në raste të tilla, faqet mund të bien, të ngarkohen ngadalë ose të mos hapen fare, pa qenë kjo një shenjë se po sulmohen drejtpërdrejt. Kjo situatë nuk konsiderohet sulm kibernetik i drejtpërdrejtë, edhe pse probleme të tilla mund të shkaktohen edhe si pasojë e ndonjë sulmi të madh global. Në këtë rast, megjithatë, bëhet fjalë për një defekt teknik brenda vetë Cloudflare, që po krijon vështirësi të përkohshme” – ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button