
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u bën thirrje qytetarëve të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nesër, më 24 dhjetor 2025, është paralajmëruar një bllokadë e rrugës nga banorët lokalë në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë, në Serbi.
Sipas njoftimit të QKMK-së, bllokada pritet të zhvillohet nga ora 11:50 deri në ora 15:50. Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugë alternative, me qëllim të evitimit të pengesave dhe vonesave në qarkullim.
QKMK thekson se informacioni bazohet në burime të hapura, përfshirë mediat online, dhe se situata do të monitorohet në vazhdimësi.
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606 dhe 0800 50095.



