
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është ndarë buxheti për ndërtimin e Parkut Memorial dhe Bibliotekës Presidenciale “Ibrahim Rugova” në Velani të Prishtinës.
Sipas Ramës, procedurat janë drejt përfundimit dhe punimet pritet të nisin shumë shpejt.
“Ky nuk është veç projekt, është monument i kujtesës sonë shtetërore dhe i vizionit të Presidentit historik që e udhëhoqi Kosovën drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë”, shkroi Rama.
Ai tha se projekti do të jetë simbol i respektit për Ibrahim Rugovën dhe trashëgiminë e tij.
“Simbol i respektit për Ibrahim Rugovën dhe trashëgiminë që la”, u shpreh Rama.



