
Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani ka thënë se nuk e kanë parë të arsyeshme t’i përgjigjen ftesës së Kurtit, pasi kjo parti ka paraqitur kërkesat e saj, ku në këmbim të pranimit të tyre do të bënin kuorumin për zgjedhjen e presidentit.
Ramadani ka thënë se si parti nuk duan të jenë pjesë e qeverisë, por vetëm që kërkesat e tyre të pranohen.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se janë partia e vetme që nga 26 qershori që kanë ofruar zgjidhje.
“Aleanca është e vetmja parti që prej 26 qershorit e deri më sot që ka dhënë ofertë për kalimin e ngërçit. Nëse i doni votat tona ne mund ta bëjmë kuorumin, bëni diçka për popullin. Mendojmë që duhet tjetër qeveri, i vjen koha. Në këtë periudhë nuk e kemi parë të arsyeshme takimin. Shpresoj që mandatari i qeverisë së ardhshme të merr seriozisht këto kërkesa që kemi bë na”, ka thënë ai.
Duke arsyetuar pozicionimin për të mos marrë pjesë në ekzekutiv, ai ka thënë se nëse një qeveri nuk përmbush kërkesat e tyre, atëherë është më mirë që prapë të shkohet në zgjedhje.
“Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh pse na duhet njw qeveri e tillë, atëherë më mirë është me shkua në një proces zgjedhor”, është shprehur Ramadani.



