
“Kërkimfalja nuk mjafton, kërkohet përgjegjësi ligjore”.
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së financuar nga Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se një kërkimfalje nuk është e mjaftueshme dhe se duhet të ketë përgjegjësi ligjore, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, narrativa e paraqitur në këtë ekspozitë përbën pjesë të një lufte hibride nga Serbia, me synim shtrembërimin e të vërtetës për Kosovën.
Ramadani ka kërkuar që rasti të trajtohet me seriozitet dhe të ketë pasoja ligjore për përgjegjësit.
Postimi i plotë:
Duhet përgjegjësi ligjore, kërkimfalja nuk mjafton.
Kjo narrativë serbe e përçuar përmes ekspozitës së financuar nga Kuvendi është qartësisht pjesë e Luftës Hibride për shtrembërimin e të vërtetës së Kosovës.
Përgjegjësi ligjore duhet.



