
Pas marrëveshjes së arritur mes dy partive, ministri Faton Peci ka reaguar me një mesazh simbolik në rrjetet sociale.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë, ka reaguar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Peci ka shkruar një mesazh të shkurtër, në profilin e tij në Facebook.
“Mitrovica ka tregu që nuk thyhet.”
Reagimi i Pecit vjen pas vendimit të LDK-së për t’i dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri, në balotazhin për kryetar të komunës.



