Reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc

Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj jashtë funksionit pas reshjeve të dendura, KRU “Prishtina” njofton për orare të kufizuara të furnizimit.

Për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj ka dalë jashtë funksionit. Si rrjedhojë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për reduktime të furnizimit me ujë në disa zona.

banner

Sipas njoftimit të KRU-së, nga ora 11:00 deri në 17:00 priten ndërprerje të furnizimit në Fushë Kosovë, Obiliq dhe në një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë. Ndërkaq, këto zona do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.

Kompania paralajmëron se ndikime në furnizim mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat. Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal”, thuhet tutje në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë ujin në mënyrë racionale derisa situata të normalizohet plotësisht.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.