
Rinia Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovoës kanë mbajtur një aksion simbolik para dyerve të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë aksionit të tyre, Rinia e PDK-së kanë vendosur disa pankarta, ku shpalleshin Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari si shkelës të Kushtetutës.

Arbnore Salihu, kryetare e këtij forumi të PDK-së, ka treguar se pse u bë ky aksion.
“Në dyert e Kuvendit kemi vendosur tre shkelësit e Kushtetutës. Tre kryesorët. Për me i tregu tri gjëra: çka thotë Kushtetuta, çka ka thënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2025 dhe çka thotë Rregullorja e Kuvendit. Nuk ka nevojë me shpik rregulla të reja. E kur rregullat janë shumë të qarta dhe afatet janë të ditura”, tha ajo, transmeton Ekonomia Online.




