
Ermal Sadiku, deputet i LDK, ka reaguar rreth vdekjeve në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Sadiku e ka quajtur Qeverinë Kurti si “Qeveri e vdekjes”.
Postimi i plotë:
74 të vdekur në komunikacion, vetëm nga janari deri në gusht.
8 gra të vrara gjatë vitit 2026.
4 punëtorë të vdekur në KEK gjatë vitit 2026.
Pas këtyre numrave janë jetë të humbura, familje të shkatërruara dhe institucione që duhet të japin përgjegjësi.
Qeveri e vdekjes.



