Sali Berisha: Fatos Nanon mbyll sytë përgjithmonë

Ish-kryeministri Sali Berisha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, duke vlerësuar rolin e tij në politikën shqiptare dhe në të majtën gjatë tranzicionit.

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste. Përmes një mesazhi ngushëllimi, Berisha ka vlerësuar kontributin e Nanos në politikën shqiptare dhe në zhvillimin e së majtës gjatë viteve të tranzicionit demokratik.

Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë,” shkruan Berisha.

Në mesazhin e tij, ai thekson se Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, të anëtarësimit të saj në forume të majta ndërkombëtare, si dhe të pranimit të rotacionit të pushtetit.

Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmve të tij dhe socialistëve. Amen!”, përfundon mesazhi i Berishës.

Back to top button