
Deputetët e Lëvizja Vetëvendosje sigurojnë 40 nënshkrime për thirrjen e seancës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në një seancë të jashtëzakonshme, e cila është paraparë të nisë nga ora 17:00.
Kjo seancë është thirrur nga deputetët e Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kanë arritur të sigurojnë 40 nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e saj.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota lidhur me rendin e ditës, por zhvillimi i kësaj seance vjen në një moment të rëndësishëm politik, kur priten lëvizje rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit dhe tejkalimit të ngërçit institucional.




