SHBA përdor mbi 850 raketa Tomahawk në katër javë lufte me Iranin

Ritmi i lartë i përdorimit të armëve precize shqetëson zyrtarët e Pentagonit; nis diskutimi për rritjen e furnizimeve.

Ushtria amerikane ka lëshuar mbi 850 raketa lundruese Tomahawk brenda katër javësh të një konflikti me Iranin, duke i konsumuar armët precize me një ritëm që ka alarmuar disa zyrtarë të Pentagonit. Sipas një raportimi të The Washington Post, kjo situatë ka nxitur diskutime të brendshme në Departamentin e Mbrojtjes për mënyrat se si mund të sigurohen më shumë rezerva të këtyre armëve.

banner

Burime të njohura me çështjen kanë bërë të ditur se intensiteti i përdorimit të raketave ka ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e stokut ushtarak në rast të një konflikti të zgjatur, shkrusn Reuters.

Megjithatë, Reuters raportoi se nuk ka mundur ta verifikojë menjëherë këtë informacion. Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment lidhur me raportin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.