Shtesat për fëmijë rriten me 50 për qind

Qeveria ka njoftuar rritjen e shtesave për fëmijë me 50 për qind, duke synuar mbështetje më të madhe për familjet me fëmijë në moshë 0–16 vjeç.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ka miratuar rritjen e shtesave për fëmijë me 50 për qind, si pjesë e politikave sociale që synojnë të forcojnë mbështetjen për familjet dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve.

Sipas vendimit, kjo rritje vjen pas masave të mëparshme për shtesat e nënave lehona, duke shënuar një hap tjetër në drejtim të përmirësimit të mirëqenies familjare.

Në bazë të përllogaritjeve të reja, një familje me dy fëmijë (të moshës 0–16 vjeç), që deri më tani përfitonte 40 euro në muaj, do të marrë 60 euro në muaj pas rritjes. Ndërsa një familje me katër fëmijë, që më parë merrte 120 euro në muaj, tash do të përfitojë 180 euro në muaj.

Back to top button