
Salla e Kuvendit të Kosovës është shndërruar në arenë tensionuese të mërkurën. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës janë duke qëndruar në sallën e Kuvendit, duke bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive. Situata është përcjellë me tensione ndërmjet deputetëve të këtyre dy partive dhe atyre nga radhët e Vetëvendosjes, të cilëve u është pamundësuar zhvillimi aktiviteteve të planifikuara për qytetarët. Në disa raste ka pasur edhe shtyrje fizike dhe moslejim i adresimit për gazetarë e qytetarë, shkruan KOHA.
Para se të tensionohej situata, përfaqësues të dy partive nga foltorja e Kuvendit i kanë bërë thirrje kryesuesit Avni Dehari që të ftojë vazhdimin e seancës konstuituive.

Çka raportoi Gazeta Politika?
Nr.1: Përplasja Haxhiu-Çitaku:
Haxhiu e Çitaku përplasën në Kuvend: Kjo gjendje nuk është normale – është
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas përplasjes verbale që pati në Kuvend me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Gjatë përplasjes në sallën e Kuvendit, Çitaku ka thënë se gjendja aktuale nuk është normale, ndërsa Haxhiu i është përgjigjur: “Për mua është”.
Nr.2: Përplasja e Gërvallës me deputetët e PDK-së
“Mos rrej; mos bëni filma”: Përplaset Gërvalla me Behramin dhe Deliun e PDK-së
Përplasjet në Kuvendin e Kosovës janë duke vazhduar mes Donika Gërvallës, ministre në detyrë e Drejtësisë, është përlasur me deputetët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Artan Behrami.

Gërvalla u ka kërkuar deputetëve të PDK-së që takohen për të diskutuar për situatën politike.
Nr.3: Përplasja e Nagavcit me deputetet e AAK-së
Përplasjet janë duke vazhduar edhe më tutje në Kuvend të Kosovës.
Tashmë ka pasur edhe një prekje fizike.
Albana Bytyqi e AAK-së ka tentuar të shtyjë deputetët e VV-së, Arbërie Nagavci dhe Ardian Gola.

“Mos më prek me dorë” – ishte kërkesa e Nagavcit.
Ndërsa në mes ndërhyri Egzon Azemi i VV-së, duke kërkuar të qetësohen gjakrat.
Nr.4: Përplasja e Nagavcit me deputetët e PDK-së
“Bravo Arianë”: Shoshi e PDK-së hedh ujë në drejtim të Nagavcit të VV-së
Përplasjet janë duke vazhduar edhe më tutje në Kuvend të Kosovës.

Në një moment, Ariana Shoishi-Musliu, deputete e PDK-së, ka hedhur ujë në drejtim të Arbërie Nagavcit, deputete e VV-së.
“Bravo Ariana” – ishte përgjigja e Nagavcit.
Deputetët e PDK-së dhe AAK-së janë duke protestuar në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës së Kuvendit.
Nr.4: Përplasja e Golës me Musliun e PDK-së
“Ti je super kriminel; a t’ka mbetë më ujë”: Gola përplaset me PDK-në, Musliu e gjuan me ujë
Përplasjet janë duke vazhduar edhe më tutje në Kuvend të Kosovës.

Pas përplasjeve të Albulena Haxhiut me Vlora Çitakun, Donika Gërvallës me deputetët e PDKsë, tashmë ka pasur edhe një përplasje mes Ardian Golës së VV-së me deputetët e PDK-së.
Në një moment, Gola është ankuar se Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka hedhur ujë në drejtimt të tij.
Nr.5: Përplasja e VV-PDK
“Mbylle gojën ti, boll”: Ganimete Musliu hedh një got plastike drejt Egzon Azemit të VV-së
Përplasjet janë duke vazhduar edhe më tutje në Kuvend të Kosovës.
Pas hedhjes së ujit, në një moment ka pasur një përplasje të Ganimete Musliut, deputete e PDK-së, me një person, që nuk ishte deputet.
Musliu i ka kërkuar të mos e prekte me dorë, ndërsa tentuan të ndërhynin Egzon Azemi i VV-së dhe Arian Tahiri, deputet i PDK-së.
Në këtë moment, Musliu ka hedhur një got letre në drejtim të Azemit.
Nr.6: Përplasja deri në dhunë fizike
“Mos na shitni pallavra”: Situata gati në eskalim, Lushtaku shtynë me dorë Rrustemin dhe Golën e VV-së
Përplasjet janë duke vazhduar edhe më tutje në Kuvend të Kosovës.
Pas përplasjeve të Albulena Haxhiut me Vlora Çitakun, Donika Gërvallës me deputetët e PDKsë, tashmë ka pasur edhe një përplasje mes Mërgim Lushtakut të PDK-së dhe Ardian Golës dhe Adnan Rrustemit të VV-së.
Lushtaku ka shtyrë me dorë Rrustemin dhe Golën, duke i kërkuar që të largohen nga Kuvendi.
“Mos më prek me dorë” – tha Gola.
Ndërsa Lushtaku ia ktheu “mos shitni pallavra”.



