Spiropali në Shkup, bashkë me Mexhitin e të tjerët vendosin lule te shtatorja e Skenderbeut

Elisa Spiropali, ministre për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut.

Pas takimeve zyrtare me Hristijan Mickoskin, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Spiropali ka vizituar edhe sheshin “Skenderbe”.

banner

Bashkë me Izet Mexhitin, kryetar i Çairit, dhe disa zyrtarë të tjerë, Spiropali ka vendosur lule në nderim të kryeheroit të shqiptarëve.

Bashkë me znj. Elisa Spiropali, ndaluam në Sheshin që mban emrin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti, Skënderbeu. Pranë bustit të tij, vendosëm lule, duke shprehur respektin tonë ndaj historisë sonë të përbashkët dhe ndaj figurës që mishëron identitetin, qëndresën dhe unitetin shqiptar. Ishte moment që na kujton se vlerat mbi të cilat është ndërtuar rruga jonë kombëtare duhet të mbeten udhërrëfyes edhe sot, në kohë sfidash dhe përgjegjësish të reja” – ka shkruar Mexhiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.