
Arian Tahiri del i dyti në PDK dhe premton përfaqësim me guxim e vendosmëri.
Arian Tahiri ka dalë i dyti në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke siguruar gjithsej 71,699 vota në zgjedhjet e fundit. Pas publikimit të rezultateve, ai ka reaguar me një mesazh falënderues për qytetarët që i dhanë besimin.
“Faleminderit 71,699 herë për besimin dhe mbështetjen,” u shpreh Tahiri, duke theksuar se kjo përkrahje është një përgjegjësi e madhe për angazhimin e tij politik.
Ai theksoi se PDK është një forcë politike që beson te të rinjtë dhe se këtë besim do ta përfaqësojë me guxim, nder dhe vendosmëri.
“Në fund, Kosova është përgjegjësia jonë. Kosova mbi gjithçka!” përfundoi Tahiri, duke riafirmuar përkushtimin e tij për vendin.



