banner

Teoria e Spahiut: Millosheviqi ishte stërnip i shqiptarit

Analisti reagoi ndaj një postimi të gazetarit Arsim Lani, duke kritikuar futbollistin pas vërshëllimave në Prishtinë.

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka reaguar pas vërshëllimave që futbollisti Granit Xhaka mori nga një pjesë e tifozëve në ndeshjen Kosova – Zvicra, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror.

banner

Reagimi i tij erdhi si përgjigje ndaj një postimi të gazetarit Arsim Lani, i cili kishte folur për Xhakën si figurë të madhe shqiptare. Spahiu e ka kundërshtuar këtë vlerësim duke e krahasuar Xhakën me ish-liderin serb Sllobodan Millosheviq, për të cilin tha se gjithashtu kishte prejardhje shqiptare.

“Si mund të quhet shqiptar i madh dikush që luan kundër Kosovës dhe madje e ofendon kombëtaren? Përkatësia etnike dhe suksesi profesional nuk mjaftojnë që të bëhesh shqiptar i madh. Edhe Sllobodan Millosheviqi ishte stërnip shqiptari, por çfarë u ka bërë shqiptarëve?”, ka qenë përmbajtja e komentit të Spahiut.

Debati rreth pritjes që iu bë Granit Xhakës në Prishtinë ka ndezur diskutime të gjera mes tifozëve dhe analistëve, duke nxjerrë në pah qëndrime të ndryshme për rolin dhe raportin e futbollistit me Kosovën.

Back to top button