U dënua nga gjykata, reagon Manxhuka i VV-së: Jemi ballhapur, bandat kriminale në veri janë shpartalluar

Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të dënuar atë me një vjet e gjashtë muaj për kanosje.

Ai ka përmendur zhvillimet në veri të Kosovës, duke vlerësuar se ishin të bindur që do të prishen shumë interesa.

banner

Postimi i plotë:

Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo, që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës.

Përpara. Vazhdojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.