
Të premten, në ditën e themelimit të universitetit më të vjetër të Kosovës, Universitetit të Prishtinës është ndarë një mirënjohje për universitetin e Savonias në Finlande.
Mirënjohja u pranua nga prof.dr.Ardita Jahja e cila është menaxhere e kërkimeve shkencore në Universitetin e Savonias.
“Ndjehem si në një kthim në shtëpi duke sjellë ne vete frymën e bashkëpunimit të dy universiteteve atë të Savonias në Finlandë dhe Universitetit të Prishtinës” tha Jahja në fjalimin e saj.

Jahja është shembulli i suksesit të punës në nivel ndërkombëtar me kontribut të veçantë në zhvillimin e arsimit në Kosovë.
Në eventin e përvjetorit të themelimit të UP-së ajo përfaqësoj një nga universitetet prestigjioze si ai i Savonias në Finlandë.
Universiteti i Prishtinës u themelua më 15 shkurt 1970 në një mbledhje solemne të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës.




