
Një punëtor 32-vjeçar i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka humbur jetën të mërkurën, më 20 gusht, në vendin e punës, pasi dyshohet se ka pasur kontakt me një kabllo elektrike.
Ky është rasti i katërt me fatalitet që raportohet brenda këtij viti në KEK.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, në një intervistë për Ekonomia Onlin, është ankuar për kushtet e punës në KEK.
“Për kushtet e punës të them me të vërtetë mund të themi se në Korporatën Energjetike të Kosovës kushtet janë jashtëzakonisht të rënda, kemi mungesë të disa pajisjeve mbrojtëse, si nga aspect e pajisjeve elektrike, makinerike dhe nga ana e xetarisë, kështu që natyra e punës në KEK është jashtëzakonisht e vështirë, jashtëzakonisht është e rëndë, kështu që ne i bëjmë apel menaxhmentit, bordit që të merren me përmirësimin e këtyre kushteve, me përmirësimin e gjendjes së vendeve të punës dhe sigurinë në përgjithësi të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës”, tha ai për EO.



