Vjosa Osmani nga Zvicra: Mos i përkrahni ata që duan ta njollosin Rugovën dhe UÇK-në

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, gjatë një tubimi me mërgimtarë në Zvicër, ka bërë thirrje që të mos mbështeten ata që, sipas saj, duan ta njollosin Ibrahim Rugovën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Mos i përkrahni ata që dojnë me e njollosë edhe Rugovën edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Osmani.

banner

Pa ia përmendur emrin Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit, Osmani tha se Kosova ndodhet sërish në një udhëkryq.

“Jo më mes luftës dhe paqes, por mes ngritjes në njërën anë dhe stagnimit në anën tjetër. Mes bashkimit dhe përçarjes”, u shpreh ajo.

Sipas Osmanit, Kosova duhet ta ruajë “frymën rugoviane” dhe miqësinë me aleatët ndërkombëtarë.

“Aleatët nuk duhet të fyhen, por duhet të respektohen”, tha ajo.

Ajo kritikoi edhe qasjen ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke kujtuar deklaratën e Kurtit për ish-sekretarin amerikan Antony Blinken.

“Mes një Kosove që i respekton aleatët dhe një Kosove që i quan ata shumë naiv”, deklaroi Osmani.

Në fund, ajo tha se shteti nuk mbahet me propagandë, por me dije, punë dhe bashkëpunim me aleatët strategjikë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.