Osmani akuzon Kurtin: Ka qëndruar për orë në një dhomë me Vuçiqin dhe Lajçakun, s’dijmë çka ka biseduar

Vjosa Osmani ka komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti në kuadër të dialogut me Serbinë, duke thënë se ai ka zhvilluar bisedime të gjata me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin evropian Miroslav Lajçak, pa transparencë për publikun.

“Sot, e një vit pas, po më thonë: ‘Çfarë ke folur ti aty?’ Pyetja nuk është çka kam folur unë në një takim ku kanë qenë dhjetëra njerëz. Pyetja është çka ka folur ai veç me Vuçiqin dhe Lajçakun në një dhomë. Askush tjetër nuk ka qenë aty, edhe kogja gjatë. Çka ka folur, a e dini ju? Mua s’më kanë treguar çka kanë folur. Parlamentin e keni pasur. A ju ka treguar juve si opozitë ndonjëherë? Kurrë. Unë e kam transkriptin dhe incizimine asaj që kam diskutuar. Kam me i publiku. Por në parlamentin e ardhshëm do të kërkoj komision hetimor parlamentar për të kuptuar çka kanë diskutuar ata”, ka thënë ajo.

banner

Osmani ka folur edhe për takimin e saj në New York, ku kanë qenë të pranishëm ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq dhe emisari amerikan Richard Grenell, duke thënë se ai ka qenë takim publik dhe me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare.

Ajo theksoi se për atë takim ekzistojnë transkripte dhe video publike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.