PDK dhe AAK i kërkojnë Feride Rushitit të tërhiqet nga gara për presidente

Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Feride Rushiti, të tërhiqet nga kandidatura për presidente. Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ka thënë se Rushiti do t’i bënte nder shtetit dhe vetes po që se largohet nga kandidimi. 

Në një konferencë për media para vazhdimit të seancës për presidentin me fillim prej orës 14:00, Çitaku akuzoi partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, dhe kryetarin e saj Albin Kurti për “tejkalim të të gjithë kufijve”, shkruan KOHA.

banner

“Në këtë situatë reagimi opozitar dhe qytetar është detyrim për të mbrojtur rendin kushtetues dhe të ardhmen e vendit tonë Ne si subjekt politik opozitar do t’ i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për këtë. Sot nga Kuvendi dua të apeloj te partia në pushtet që t’i ndërpresë të gjitha këto veprime karateje të dhunës politike. S’është kuvend i karatesë, por institucion i të zgjedhurve të popullit. Nga zemra i bëj thirrje zonjës Feride Rushiti të tërhiqet nga kjo lojë politike antikushtetuese e Albin Kurtit. E turpshme për shtetin dhe atë vet. Më vjen keq që ka pranuar të huazojë emrin e saj për maskaradë politike”, ka thënë Çitaku, transmeton KOHA.

Njëjtë ka vepruar edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Shefi i grupit parlamentar të  AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit, ashtu siç ka nisur pa 80 deputetë të pranishëm, as nuk mund të vazhdojë tutje. Ka theksuar se në këtë mënyrë po cenohet rendi kushtetues. 

Tahiri ka shtuar se Feride Rushiti duhet të tërhiqet nga gara për presidentin.

“Seanca e dytë as nuk duhet të mbahet dhe as të nisë sepse kjo seancë përfaqëson një vazhdim të sulmit ndaj institucionit më të lartë të Kosovës. Nuk do lejojmë të rrezikohet dhe dëmtohet më tej rendi kushtetues… Kurti foli për tre emra por ai as nuk u konsultua me partitë që i thirri po në mënyra arbitrare i solli në Kuvend dy emra therë. Kjo qasje vetëm unifikuese nuk është… Propozimi ynë është që Feride Rushiti të tërhiqet nga kandidatura sepse po bëhet pjesë e një procesi të montuar politik”, ka thënë Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.