Abdixhiku dhe Limaj zhvillojnë takim politik: Një bashkëbisedim i shkëlqyeshëm

Kryetari i LDK-së e vlerëson takimin me kreun e Nismës si një mundësi për dialog dhe koordinim politik.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar sot gjatë ditës, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku e ka cilësuar takimin si shumë pozitiv dhe me frymë konstruktive.

“Ishte një takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm siç është Fatmir Limaj. Me pasë dashtë ju me ditë, ju kishim thirrë në takim”, ka deklaruar Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë e dialogut mes udhëheqësve politikë për të diskutuar çështje të rëndësishme për vendin dhe qytetarët.

Back to top button