50 mijë euro garanci ofron ish-presidenti: Mbrojtja kërkon lirimin e përkohshëm të Hashim Thaçit

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale lirimin e tij me kusht, duke argumentuar se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje.

Sipas kërkesës, mbrojtja ka ofruar edhe një garanci financiare prej 50 mijë eurosh për të siguruar lirimin e përkohshëm të Thaçit.

banner

“Mbrojtja kërkon që Gjyqtari i Vetëm i Gjykimit të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Thaçi, ndër të tjera, me arsyetimin se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje, veçanërisht duke pasur parasysh garancinë financiare prej 50.000 eurosh të ofruar për të siguruar lirimin e tij, si dhe se vazhdimi i paraburgimit të tij nuk është më i arsyeshëm ose proporcional”, thuhet në kërkesë.

Mbrojtja e ka paraqitur këtë kërkesë në kuadër të rishikimit të paraburgimit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit dhe Rregullores së Gjykatës Speciale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.