
Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka reaguar në lidhje me ultimatuimin që Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ua dha Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Zemaj i ka dërguar një mesazh Qeverisë Kurti, duke përmendur protestat dhe detyrimin për dorëheqje.
Postimi i plotë:
Ti mund të shtysh edhe 50 orë të tjera përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Ju mund të mos e merrni as përgjegjësinë morale, mund të mos jepni as dorëheqje, por protestat do t’ju detyrojnë të merrni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje.



