
Beqë Cufaj, ish-ambasador i Kosovës, ka folur në lidhje me marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë një debati në Kanal 10, Cufaj ka pasur një interpretim interesant, ku prezent ishte edhe Branislav Kërstiq, gazetar serb nga Kosova.
Ai ka vlerësuar se Aleksandar Vuçiqi i përdor serbët e veriut si pengje politike.
“Ajo që dimë është se Vuçiqi ju përdorë, me keqardhje, juve serbëve të veriut si pengje politike” – tha Cufaj, ndër të tjera.



