“Prej Gjeneve, Frankfurtit” – Abdixhikut merr mbështetje nga mërgimtarët

Kandidati i LDK-së për kryeministër merr mbështetje nga mërgata gjatë tubimit zgjedhor.

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi të mbajtur në qytetin e Vitisë, është rrethuar nga mërgimtarë të shumtë që kishin ardhur për t’i dhënë mbështetje.

banner

Në videon e publikuar nga vet Abdixhiku, shihet se mërgimtarët afrohen për ta përshëndetur, për t’u fotografuar me të dhe për t’i shprehur mbështetjen, duke i thënë se është koha për të nisur festën e fitores.

“Kryeministër, a po ia nisim me festu prej qetashit?”, dëgjohet t’i thotë një mërgimtar.

Abdixhiku u përgjigj pozitivisht, duke theksuar praninë e madhe të mërgatës. “Po ia nisim, sa po e shoh këtu. Prej Gjenevës, Frankfurtit, nga të gjitha anët. Mirë qenka bërë shumë”, u shpreh ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.