Kurti nga Mitrovica premton pagën e 13-të për zyrtarët publikë

Albin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, ka vizituar qytetin e Mitrovicës.

Kurti, që është edhe kryeministër në detyrë, ka treguar disa prej vendimeve të para që do t’i ndërmarrë qeveria e tij, nëse sërish zgjidhet kryeministër.

banner

“Menjëherë në mandatin e ri, në mbledhjen e parë që do ta mbajmë të qeverisë, do të miratojmë këto 5 vendime:

Miratimi i Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 në vlerë prej 200 milionë euro me mbështetje për pensionistët, fëmijët që marrin shtesa, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, si dhe subvencionim i faturave për ata që kursejnë energjinë elektrike.

Miratimi i buxhetit rekord prej 4 miliardë euro për vitin 2026;

Miratimi i Ligjit të ri për çmime tavan për produktet bazë, që të frenohet abuzimi me rritjen e çmimeve;

Heqje e kufizimit të punësimit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfitojnë beneficion;

Paga e 13-të për të gjithë zyrtarët publikë, në fillim të vitit 2026″ – ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.