Abdixhiku nga Lipjani: Mërgata dhe LDK janë një dhe do të mbesin gjithmonë

Kandidati për kryeministër falënderon mërgimtarët për pjesëmarrjen masive në tubimet e LDK-së.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi të mbajtur në Lipjan, ka falënderuar mërgimtarët për pjesëmarrjen e tyre të madhe në aktivitetet dhe tubimet e LDK-së.

banner

Abdixhiku theksoi se kundërshtarët politikë kanë bërë llogari të gabuara kur bëhet fjalë për Mërgatën e LDK-së, duke nënvizuar lidhjen e fortë dhe të pandashme mes partisë dhe mërgimtarëve.

“Faleminderit për pjesëmarrjen nëpër tubimet tona, e dashur mërgatur. E di që të tjerët kanë llogaritur keq tek Mërgata jonë. Kanë harruar se Mërgata dhe LDK janë një, kanë qenë dhe do të mbesin një gjithmonë”, deklaroi Abdixhiku para të pranishmëve në Lipjan.

Ai u bëri thirrje mërgimtarëve që të vazhdojnë angazhimin dhe punën e përbashkët, duke thënë se është koha për të treguar forcën e vërtetë që ka Mërgata në mbështetje të LDK-së dhe vizionit të saj politik.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.