A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale

Kandidati i LDK-së për kryeministër thotë se polarizimi i shoqërisë ka sjellë dëme të thella dhe rrezikon konsensusin për çështje vitale.

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar gjuhën e përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar zbutjen e saj në javët e fundit si një taktikë elektorale.

banner

I ftuar sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Abdixhiku u pyet nëse VV-ja është moderuar kohët e fundit. Ai u shpreh se ndryshimi i tonit nuk është thelbësor, por i qëllimshëm për përfitime elektorale.

“Është taktikë elektorale, kështu e kam quajtur. Dëmet janë shumë më të thella, do të thotë polarizimi i shoqërisë sjell dëme më të thella”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, pasojat e ndarjes dhe polarizimit shoqëror janë serioze dhe afatgjata, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e shtetit.

“Një shoqëri e ndarë nuk arrin me gjetë konsensus për çështje vitale në momente gjeostrategjike të popullit tënd”, u shpreh Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.