
Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka mbajtur mbrëmë një takim në Ferizaj.
Hamza ka vlerësuar atmosferën si të jashtëzakonshme.
“Atmosferë e mrekullueshme në Ferizaj! Entuziazëm i jashtëzakonshëm, energji pozitive dhe vendosmëri e palëkundur për fitore më 28 dhjetor.
Bashkë, Ferizajn e çojmë përpara. Bashkë, Kosovën e çojmë përpara” – ka shkruar Hamza.



