
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një mesazh mbështetës të Internacionales Socialiste.
Në mesazhin e IS thuhet se udhëheqja progresive jep rezultate.
“Internacionalja Socialiste mbështet dhe i uron fat Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtit për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
“Ndërsa Kosova i drejtohet kutive të votimit, ne qëndrojmë në solidaritet me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin.
Udhëheqja progresive jep rezultate — duke forcuar demokracinë, duke mbështetur rritjen e qëndrueshme dhe duke avancuar të ardhmen evropiane të Kosovës.
Progresistët qëndrojnë krah popullit dhe zgjedhjes së tij demokratike”, është mesazhi që ka publikuar Internacionalja Socialiste” – ka njoftuar VV-ja.



