Haskuka propozon që ura e re mbi lumin Ibër të mbajë emrin e Albin Kurtit

Kandidati i VV-së thotë se vendimi për emërtimin e urës i takon institucioneve lokale dhe qytetarëve të Mitrovicës.

Mytaher Haskuka, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për deputet, ka propozuar që ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër të emërtohet “Ura e Albin Kurtit”, duke u rreshtuar me një kërkesë të ngjashme të bërë më herët edhe nga kandidati tjetër i VV-së, Faton Peci.

banner

Në një intervistë për televizionin TëVë1, Haskuka ka deklaruar se çështja e emërtimit të urës duhet të vendoset nga institucionet lokale dhe qytetarët e Mitrovicës, duke përfshirë edhe kryetarin e komunës.

“Pse jo? Duhet të vendos Mitrovica për këtë, qytetarët dhe kryetari. Unë mendoj që ai ka të drejtë edhe të propozojë”, ka thënë Haskuka, duke shtuar se, sipas tij, emri i kryeministrit Albin Kurti mund të jetë një opsion për emërtimin e urës.

Gjatë intervistës, Haskuka ka vlerësuar rolin e kryeministrit Kurti në proceset që kanë çuar në ndërtimin e urës dhe në lehtësimin e lëvizjes së lirë, duke theksuar se, sipas tij, këto zhvillime nuk do të ishin të mundura pa angazhimin e tij.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.