Lumir Abdixhiku i lumtur pas tubimit përmbyllës të LDK-së në Prishtin

Kryetari i LDK-së shpreh optimizëm dhe besim në rrugën e partisë drejt të ardhmes.

Prishtinë – Tubimi përmbyllës i Lidhjes Demokratike të Kosovës u mbajt sot në Sallën Sportive të Pallatit të Rinisë, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, shprehu gëzim dhe besim në një të ardhme të bashkuar për LDK-në.

banner

“Ky është LDK që kemi ëndërruar gjithherë. Me këtë besim po ecim përpara. Të qetë në ndërgjegje, të fortë në vullnet dhe të bashkuar në qëllim. Sepse kjo është rruga jonë. Rruga e shpresës. Rruga e Lidhjes Demokratike të Kosovës,” tha Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të vazhdueshëm të anëtarëve dhe mbështetësve të partisë.

Tubimi përmbyllës shërbeu si një moment reflektimi për arritjet e LDK-së deri më tani dhe si një mesazh motivues për sfidat e ardhshme politike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.