Kurti: Fillimisht do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë thotë se zgjedhja e presidentit është hap i tretë pas certifikimit dhe konstituimit të Kuvendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se para se të hapë bisedime me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, do të zhvillojë një takim me presidenten aktuale, Vjosa Osmani.

banner

Kurti ka theksuar se procesi për zgjedhjen e presidentit nuk është prioritet i menjëhershëm, pasi fillimisht duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve zgjedhore nga KQZ-ja dhe të konstituohet Kuvendi. Sipas tij, vetëm pas këtyre hapave do të mund të nisin diskutimet për çështjen e presidentit, për të cilën nevojitet prania e 80 deputetëve në sallën e Kuvendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.