Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend. Osmani theksoi se pret formimin e institucioneve të reja dhe paralajmëroi bisedime për mbështetje të kandidaturës së saj.

Ajo tha se synon të vazhdojë angazhimin politik, edhe nëse nuk zgjidhet presidente.

banner

Osmani komentoi, gjithashtu, raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, politikën e jashtme të Kosovës, marrëdhëniet me SHBA-në nën administratën Trump, dialogun Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve

“Synoj që të vazhdojë punët e mira për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vendin tonë. Mendoj që të arriturat e shumta dhe punët e mira që po na presin dhe që janë tek dera, mendoj se duhet të vazhdohen sepse është interesi më i mirë i Republikës sonë. Megjithatë, unë po ashtu jam plotësisht e vetëdijshme që kjo nuk varet vetëm nga ky vlerësim, por varet nga 2/3 e deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët, do të duhet të vendosin, do të thoja, në dy pika themelore: e para është në qoftë se duan ta mbrojnë interesin më të mirë të Republikës, dhe e dyta, në qoftë se duan ta dëgjojnë vullnetin qytetar” – tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.