
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka përkujtuar Ditën e Veteranit të UÇK-së, që shënohet më 30 dhjetor.
Hamza ka pasur nderime të mëdha për veteranët, duke shkruar se “Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat”.
“Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat. Faleminderit për kontributin tuaj, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së.
Sot dhe gjithmonë, nder dhe respekt për sakrificën tuaj, për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për Kosovën” – ka shkruar Hamza.



