
Augustin Palokaj, gazetar i njohur i Kohës, ka shkruar një artikull për numrin e fundvitit të gazetës KOHA, një nga traditat më të gjata të përmbylljes së vitit në aspektin medial.
Palokaj ka shkruar në lidhje me fushatën e gjatë në Kosovë.
Sipas Palokajt, kosovarët meritojnë pak pushim më 2026.
“Arsyeja pse në Kosovë njerëzit janë lodhur në vitin 2025, e me këtë gjendje edhe ata që i quajmë “miq ndërkombëtarë”, është fushata e pandalshme zgjedhore që në fakt po zgjat aktivisht që nga vjesh ta e vitit 2024. Njerëzit mund të je tojnë, e madje edhe të kënaqën, me dy a tri muaj premtime, lavdërime, kritika dhe ofendime mes garuesve politikë. Por kur kjo bëhet kaq gjatë, atëherë nuk është më as zbavitëse, as e këndshme e as e shëndoshë. Dhe në vitin 2026 kosovarët meritojnë pak pushim” – ka shkruar Palokaj.



