Ambasada e ShBA-së uron vitin e ri, liston bashkëpunimet me Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar një video, përmes sëcilës u është drejtuar me një mesazh urimi qytetarëve me rastin e fundvitit.

Ambasada ka vënë theksin në bashkëpunimin dhe vlerat e përbashkëta mes dy vendeve.

banner

“Urojmë që viti që vjen të sjellë paqe, prosperitet dhe progres të përbashkët. Gëzuar Vitin e Ri nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Shefi i njësitit ekonomik në Ambasadën e SHBA-së, Micah Savidge, tha se këto partneritete kanë kontribuar drejtpërdrejt në zgjerimin e mundësive ekonomike.

“Bashkëpunimi ynë ka ndihmuar në ndërtimin e sektorit privat të Kosovës dhe në zgjerimin e mundësive. Këto partneritete janë një kujtesë se kur bizneset në Kosovë punojnë me Shtetet e Bashkuara, ato zgjedhin inovacionin, cilësinë dhe besueshmërinë”, u shpreh ai, duke shtuar se mbështetja amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.