
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Nexhat Dacit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Osmani ka vlerësuar lartë figurën e Dacit, duke e quajtur “personalitet të rrallë”.
“Akademik Daci ishte një personalitet i rrallë, i cili bashkoi dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit” – ka shkruar Osmani, ndër të tjera.



