Gjini e konfirmon: Aleanca nuk merr pjesë nesër në seancën e Kuvendit

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se janë dakorduar që të mos marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive që pritet të mbahet nesër, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Ka paralajmëruar se këtë çështje do ta dërgojë edhe në Gjykatën Kushtetuese. 

Gjini ka thënë se vendimi është marrë nga shumica dërrmuese e deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë së Aleancës, pasi, sipas tij, nuk duan të legjitimojnë shkeljen e Kushtetutës.

banner

“Dua me ju treguar që sot Aleanca ka konfirmuar vullnetin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të anëtarëve të kryesisë që nesër mos me marrë pjesë edhe mos me e legjitimuar shkeljen e vazhdueshme dhe brutale të Kushtetutës së Kosovës nga partia që ka fituar zgjedhjet, e cila ka dalë”, tha ai, transmeton EkonomiaOnline. 

Sipas Gjinit, vendi aktualisht ndodhet jashtë normës kushtetuese.

“Kosova sot është plotësisht jashtë normës kushtetuese. Ne e dimë që edhe pas tridhjetë ditëshit të parë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, kemi qenë në të njëjtë, e kemi toleruar një interpretim politik të Kushtetutës nga vetë partia fituese, duke i dhënë vetes një tridhjetë ditësh tjetër prej atij tridhjetë ditëshit që ekziston bazë në interpretim të Kushtetutës nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.