
Tashmë numërimi i votave po shkon drejt fundit, pas janë numëruar 89.75 për qind.
Dy befasitë e PDK-së, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda po vazhdojnë të qëndrojnë në krye të listës, menjëherë pas Bedri Hamzës, i cili ka marrë 140 e 643 vota.
Tahiri ka marrë deri tani 62,775 vota, ndërsa Gruda 57,656 vota.
Ndërsa i katërti është Uran Ismaili me 46,798 vota.
Pesëshja më e votuar të PDK-së përmbyllet me Sala Jasharin, e cila ka marrë 42 mijë e 362 vota.



