Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij po dërgohen drejt Nju Jorkut me USS Iwo Jima

Presidenti amerikan thotë se kishte kërkuar dorëzimin e kreut venezuelian një javë më parë dhe e akuzon për vrasje masive.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij ndodhen në bordin e anijes luftarake amerikane USS Iwo Jima, e cila po lundron drejt Nju Jorkut.

banner

Në një intervistë telefonike për Fox News, të dhënë të shtunën në mëngjes, Trump konfirmoi informacionin duke theksuar se Maduro dhe bashkëshortja e tij u transportuan fillimisht me helikopter.

“Po, Iwo Jima, janë në një anije. Ata po shkojnë drejt Nju Jorkut. Helikopterët i nxorën jashtë dhe ata shkuan me helikopter në një fluturim të këndshëm – jam i sigurt se u pëlqeu. Por ata kanë vrarë shumë njerëz, mos harroni këtë,” u shpreh Trump.

Presidenti amerikan zbuloi gjithashtu se kishte zhvilluar një bisedë direkte me Nicolas Maduron rreth një javë më parë, gjatë së cilës i kishte kërkuar atij të dorëzohej.

“Në fakt fola vetë me të, por i thashë: duhet të dorëzohesh. Duhet të dorëzohesh,” deklaroi Trump për Fox News.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi akuzat konkrete apo procedurat ligjore që pritet të ndiqen pas mbërritjes në Nju Jork.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.