
Rezultatet e para tregojnë epërsi të thellë të Vetëvendosjes ndaj partive të tjera.
Ka nisur procesi i numërimit të votave me postë, ndërsa deri tani janë numëruar 1,09% e tyre. Rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të theksuar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV).
Sipas të dhënave aktuale, VV kryeson me 85.00% të votave të numëruara. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta me 10.00%, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 3.33%.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 0.67% të votave të deritanishme. Procesi i numërimit po vazhdon dhe pritet që përqindjet të ndryshojnë me avancimin e tij.



