Tkurret pak PDK-ja, VV-ja ia merr një ulëse në Kuvend – shkon në 57 deputetë

Pas numërimit të votave të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke ia marrë edhe një deputet Partisë Demokratike të Kosovës, e cila aktualisht ka 20.43 për qind të votave.

Nga 56 deputetë siç parashihej në rezultatet preliminare, VV-ja do t’i marrë 57 ndërkaq PDK-ja 22 nga 23.

banner

Nuk janë numëruar ende votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuar, shkruan KOHA.

 Me rezultatet aktuale, LDK-ja pritet t’i ketë 15 deputetë, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar numërimi i votave me postë të verifikuara para Vitit të Ri. Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 72.20 për qind të tyre apo 19.344 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 10.15 për qind apo 2.720 vota. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës 9.56 për qind ose 2.560 vota.

Ndarjet bëhen sipas formulës D’hondt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.