
Komuna e Malishevës fton qytetarët për kujdes pas reshjeve të shiut: Mos dilni pa nevojë
Komuna e Malishevës ka lëshuar një komunikatë pas vërshimeve të shumta nga shiu.
Komuna e Malishevës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.
Shkrim i plotë:
Apel: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve – Mos lëvizni pa nevojë
Shtabi Emergjent për menaxhimin e situatave emergjente u bën apel të gjithë qytetarëve të Komunës së Malishevës që të shmangin lëvizjet e panevojshme, për shkak të gjendjes së rënduar të krijuar nga reshjet e pandërprera.
“Shumë rrugë janë bllokuar nga uji si pasojë e rritjes së nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke e vështirësuar qarkullimin. Andaj, lusim qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë dhe, në rastet kur lëvizja është e domosdoshme, të shfrytëzojnë rrugët alternative.”
Të gjitha ekipet emergjente janë në terren dhe po angazhohen intensivisht për menaxhimin e situatës.



