Hoti: Viti 2026 nis me rritje të tarifave të ujit dhe kanalizimeve, deri në 43.85% në Prishtinë

Deputeti i zgjedhur i LDK-së kritikon shtrenjtimin e shërbimeve dhe paralajmëron rritje të re të energjisë elektrike

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se viti 2026 ka nisur me rritje të ndjeshme të tarifave të ujit dhe kanalizimeve, veçanërisht në regjionin e Prishtinës.

banner

Sipas Hotit, në këtë regjion rritja e tarifave për amvisëri arrin në 43.85 për qind, ndërsa për biznese 40.01 për qind.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoti ka kritikuar gjendjen e sektorit të ujësjellësit, duke thënë se përkundër rritjes së tarifave, furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm dhe humbjet në rrjet vazhdojnë të mbesin të larta.

“Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve. Në regjionin e Prishtinës, rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese. Në anën tjetër, furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm, humbjet e ujit në rrjet mbesin të larta, ndërsa kompanitë e ujësjellësit vazhdojnë të kenë raporte të auditimit me plot vërejtje substanciale”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shtuar se brenda këtyre tarifave të rritura përfshihet edhe pagesa për derdhjen e ujërave të zeza, por sipas tij, këto ujëra nuk trajtohen dhe përfundojnë në lumenj.

Po ashtu, Hoti ka paralajmëruar shtrenjtim të ri të energjisë elektrike, duke thënë se në muajin prill pritet të shqyrtohet një rritje e sërishme e çmimit të rrymës. Sipas tij, edhe tatimi në pronë për bizneset këtë vit do të nisë me rritje substanciale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.