
Besnik Bislimi, zv.kryeministër i parë dhe i ngarkuar për dialogun me Serbinë, ka reaguar pas raportimit të NZZ.
Bislimi ka theksuar se nuk ka pasur takime të “fshehta e sekrete” me Marko Gjuriqin, politikan serb dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë.
“Si Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës apo në kapacitet tjetër, asnjëherë nuk kam pasur takime “të fshehta e sekrete”, e aq më pak me personazhe si Marko Gjuriq” – ka shkruar Bislimi.



